E premtja me mot të qëndrueshëm, reshje të izoluara në relievet malore

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht përgjatë relieveve malore të cilat pritet të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët.
Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 24/38 | Diell |
| Kukës | 22/38 | Diell re shi |
| Lezhë | 24/37 | Diell |
| Dibër | 20/37 | Diell re shi |
| Durrës | 24/37 | Diell |
| Tiranë | 25/38 | Diell |
| Elbasan | 24/39 | Diell |
| Berat | 22/40 | Diell |
| Vlorë | 24/38 | Diell |
| Korçë | 19/36 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 19/40 | Diell |
| Sarandë | 26/38 | Diell |
/r.e/