E Shtunë, 31 Tetor 2026

E pritëm PDK-në deri në Konventë

(E plotësuar) I pyetur se nëse AAK do të votojë pro zgjedhjeve të parakohshme, ai ka thënë se nuk pritet ta bëjë këtë.

“Nëse shkojmë tash në zgjedhje çfarë do të arrinim përpos ndëshkimit të kësaj qeverisjeje”, ka thënë ai.

Ndërkaq, nëse do të ketë kundërkandidat në zgjedhjet e brendshme, ka thënë se po përgatitet për vete por nuk e di a do të kandidojë dikush tjetër.

“A do të kem kundër kandidat, kjo nuk dihet”, ka shtuar Haradinaj.

---

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka folur për dështimin e kërkesës së tij ndaj PDK-së që të hyjë në koalicion me ta e kësisoj ta marrë postin e kryeministrit.

“Ne nuk kemi dashur që kjo të vazhdojë shumë. PDK-ja ka kërkuar më shumë kohë, deri në mbajtjen e Kuvendit të tyre, ne ua kemi dhënë dhe nuk ka ndryshuar asgjë”, ka thënë Haradinaj, në Klan Kosova.

Ai thotë se i vjen keq që oferta e tij nuk u pranua.

“Tash jemi indiferentë ndaj aktorëve politikë, tash iu kemi kthyer qytetarit të vendit”, ka thënë ai duke shtuar se qytetarët po i thonë mos u bëj pjesë e kësaj valleje.
Ai ka thënë se AAK, ka përvojë në qeverisje dhe për këtë mund të bëjë oferta.

“Me ndërrimin e kryeministrit, ndërrohet edhe qeveria, prandaj unë nuk kam dashur për shkaqe lidershipi që ta marr udhëheqjen por që të udhëheqi me të gjithë aparatin shtetëror”, ka shtuar ai.

Gjendja është e keqe, janë rritur krimet ordinere. Vetë ministri i Shëndetësisë e ka pranuar se në sektor të tij, ka korrupsion. Ato që ndodhën me pasaportat psh. nuk dihet kush është fajtor më shumë e kush më pak.
I pyetur, për korrupsion ne vend, Haradinaj tha se, nuk mund të flasë për korrupsion. “Veç retorika ime për korrupsion, besoni që do t’i trembte investitorët e huaj në Kosovë”, ka thënë ai./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›