Nju Jork, vdesin dy shqiptarë në aksident

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident fatal që ka ndodhur në Clarkstown, një qytezë të New Yorkut. Jetën e kanë humbur Gjon Kolnrekaj – 26 vjeçar dhe Esmin Ljesnjani – 23 vjeçar. Ata pësuan aksident fatal derisa po voziteshin me veturën e tyre Nissan Altima.
Policia e Clarkstownit theksoi se ata nga shpejtësia e madhe, në një kthesë u përplasën me një shenjë trafiku në një kryqëzim, dhe se vetura e tyre u nda në dysh, njofton Ina.
Ekipet policore po hetojnë më në detaje shkakun e aksidentit. Dy shqiptarët ishin banorë vendas të kësaj qyteze dhe ata bashkërisht kishin dalë për shëtitje./Indeksonline/