E qeshura lehtëson dhembjet
Ndjeni dhembje? Kërkoni ndonjë komedi të mirë, ftoni ndonjë mik/e të ju bashkangjitet dhe do ta bëni dhembjen më të “durueshme”.
Hulumtimi i Universitetit Oxford tregoi se e qeshura e sinqertë nga zemra është ilaçi i vërtetë kundër dhembjes. Me ndihmën e një varg eksperimentesh shkencëtarët vërtetuan se mjaftojnë vetëm 15 minuta shikimi i një komedie me shoqëri pozitive që dhembja të zvogëlohet për 10%.
Megjithatë, qëllimi është që e qeshura të jetë “e vërtetë”, e jo e detyruar, sepse e qeshura e sinqertë stimulon tajitjen endorfineve (hormone), të cilat rrisin mundësinë për tolerim të dhembjes. Në këto hulumtime, shkencëtarët e kishin matur tolerancën e dhembjes së pjesëmarrësve që kishin shikuar komedi dhe pjesëmarrësve që kishin shikuar framë ose video tjetër edukative.
“Shumë pak hulumtime janë bërë që të vërtetohet pse qeshemi dhe çfarë roli luan e qeshura në përgjithësi. Gjatë hulumtimit në zbuluam se njerëzit qeshnin gjatë 1/3 së kohës që kaluan duke shikuar shou komik, kurse si rezultat i asaj ishte rritur toleranca e tyre e dhembjes” – theksoi profesori Robin Danbar, i cili kryesonte hulumtimin. (Femina.al)