E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekordi Gines 4645 violiniste koncert ne stadium

Mijëra nxënës në Tajvan kanë vendosur një rekord të ri Gines, pasi kanë realizuar një koncert madhështor  me violinë. Grupi  prej 4645 violinistëve performuan në mnëyrë simultane në stadium.

Të veshur me uniformë të bardhe dhe kapele të kuqe, nxënësit të moshave nga 3 deri në 18 vjec, që vinin nga 172 shkolla performuan tre pjesë muzikore në unison për pesë minuta. I pranishëm ishte dhe Dejvs Garet, i Rekordeve Botërore Gines, i cili e klasifikoi eventin si thyerje të rekordit të mëparshme në Londër, në 1925 ku luajtën së bashku 4 mijë violinistë.

Anisa Braho

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›