E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita mbështet Beyoncen

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 20:26

Këngëtarja kosovare, Rita Ora e ka mbështetur këngëtaren e njohur amerikane, Beyonce Knowles në prezantimin e linjës së saj të modës në Londër.

Dje, (të dielën) Beyonce ka bërë promovimin dhe lansimin e kësaj linje ne “House Of Deréon Selfridges” dhe në mesin e shumë VIP’ve të njohur botëror aty ishte edhe Rita Ora.

Ndryshe, Rita është pjesë e kompanisë së burrit të Beyonce, Jay – Z dhe shpesh ka qenë pjesë e thashethemeve për lidhje me ndonjërin nga yjet amerikan.

Prej dallim, nga Bleona Qereti Rita nuk e mohon se është kosovare, madje ajo në facebook.com e ka edhe statusin si shtetase e Republikës së Kosovës.

Ndryshe, Rita konsiderohet si njëra prej këngëtareve që ka më së shumti ngjashmëri me këngëtaren amerikane, si në zë ashtu edhe në dukje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›