E quajnë Seven
Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 03:39
Victoria dhe David Bekcham kanë pritur fëmijën e tyre të katërt. Djemtë e tyre Brooklyn, Romeo dhe Cruz janë kënaqur shumë kur e kanë takuar motrën e tyre më të vogël, kurse përgëzime për fëmijën çiftit anglez ka marrë edhe nga Duka dhe Dukesha e Cambridge, të cilët i kanë dhuruar atyre mesazhet më të mira.
Emri i vajzës është Harper Seven Beckham.
“Harper është një emër i vjetër anglez, që gjithmonë e ka dashur Victoria, kurse numri shtatë është numri i fatit dhe ora shtatë kur ka lindur vajza”.