E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daffy, përsëri anglisht

Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 03:40

Këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila preferon që të thirret Daffy në skenën e estradës, ka realizuar një spot tjetër në gjuhën angleze.

Kënga, e cila quhet “Dengerously in Love”, është realizuar në Australi dhe kritikë të ndryshëm në Kosovë e kanë lavdëruar atë, sidomos për paraqitjen sensuale të Daffy’it.
Si gjithmonë provokatore, Daffy në këtë spot vjen edhe me dikë tjetër. Ai është personi më të cilin Dafina po bashkëjeton disa vite. Është Krenar Çoçaj, i cili paraqitet në këtë radhë në rolin e statistit. Në spot po ashtu Daffy tregohet një person që është i dashur edhe për kafshët, pasi që ajo rri me një kangur.

Realisht këtë spot Dafina e kishte paralajmëruar edhe më parë, përderisa kishte thënë se ishte duke ia kaluar për mrekulli në Australi, në një vend ku Krenari, i dashuri i saj, jeton dhe vepron.

Ndryshe, kjo është kënga e dytë e Dafinës e realizuar në anglisht. Detajet se kush e ka bërë këngën ende nuk janë dhënë, mirëpo për dallim nga kënga e parë, “Dangerously in Love”, është një baladë, kurse klipi saj është realizuar nga “Imagine”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›