E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djemtë magnetikë

Braziliani Paulo David Amorim, 11 vjeç, ka një personalitet me të vërtetë magnetik. Ai tërheq çdo send metali pranë të cilit kalon. Aftësia e tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës dhe konsiderohet si fuqi. Babai i djalit ka treguar se pirunjtë, thikat, lugët, kamerat, gërshërët, tenxheret dhe objekte të tjera metali fluturojnë drejt trupit të tij dhe qëndrojnë aty, në pjesën e kraharorit, stomakut dhe kurrizit. I ati tha se e kishte vënë të birin në provë, pasi kishte dëgjuar mbi një djalë kroat që mund të tërhiqte shumë objekte metalike. Ivan Stolijkoviç, gjashtë vjeç, nga Koprivnica e Kroacisë mund të mbajë deri në 25,4 kg materiale metalike në trupin e tij. Dhe kur ai e kishte provuar këtë me Paulon, ai ishte çuditur kur kishte parë se një pirun dhe një thikë ishte ngjitur në trupin e tij. Shokët e shkollës e thërrasin atë djali magnetik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›