E rëndë në Bulqizë, minatori dyshohet se ka rënë në furnel gjatë procesit të punës, grupet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e tij

Një aksident i rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot rreth orës 13:00 në zonën e Tërnovës së Madhe, bashkia Bulqizë. Sipas informacionit paraprak, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel dhe me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.
Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.
Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar shkaqet e aksidentit.
/rtsh.al/