E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

E rëndë në Durrës/ 22-vjeçari humb jetën tragjikisht, bie aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 22-vjeçar ka rënë nga kati i tetë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia raporton se nga të dhënat e para dyshohet që ngjarja të jetë aksidentale.

I riu eshte identifikuar si shtetasi Klajdi Tota.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›