E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Vlorë, bie nga ballkoni i pallatit, humb jetën 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Rreth orës 09:00, një person rreth 50 vjeç ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse.

Përplasja nga rënia ka qenë fatale dhe 50-vjeçari ka humbur jetën në vend.

Në vendngjarje ndodhet Policia, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Për momentin, nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e rënies.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›