E Shtunë, 31 Tetor 2026

E rrahin me kondak të revoles

Raportohet se pas një mosmarrëveshje, dy meshkuj kanë sulmuar fizikisht një tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore duke e goditur me kondak të revoles në fytyrë si dhe kanë shtënë me armë zjarri në ajër. 

Rasti ka ndodhur në fshatin Barainë të Podujevës. I lënduari është dërguar në QKUK.

Policia në vendngjarje kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 6 gëzhoja të kal 7.62mm, kurse gjatë kontrollës në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: 2 AK-47, me 26 fishekë një pistoletë me gas me 16 fishekë, 11 fishekë të revoles TT si dhe 11 fije Kanabis.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›