Theret me thikë, në rrezik për jetë

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore pas therjes me thikë nga një i dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bajinc të Kaçanikut pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe të dyshuarit.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, përderisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Hetimet përkitazi me rastin ende po vazhdojnë./Indeksonline/