E Shtunë, 31 Tetor 2026

E rreh gati për vdekje pse i tha sa i ngjan Edi Mërfit

Share

Një yll i futbollit amerikan është nën akuzë pasi ka rrahur barbarisht një person, i cili i tha se i ngjante shumë aktorit Edi Mërfi.

Kaleb King, i Minnesota Vikings, është arrestuar pasi sulmoi një 22 vjeçar gjatë një feste ditëlindje.

Endrju Hajek i tha 24 vjeçarit King se ai i ngjante yllit të Hollivudit. Por ky nuk e duroi dot diçka të tillë, e ndoqi deri tek makina dhe nisi ta godasë.

Hajek arriti të futet brenda në makinë dhe të telefononte policinë. Por King e nxori prej aty dhe nisi ta godiste sërish. Të ftuarit në festë e morën të plagosurin rëndë dhe e futën brenda, pa kërkuar ndihmën e policisë. Megjithatë kjo e fundit kishte ruajtur telefonatën dhe e gjurmoi Hayek.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›