E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jep dorëheqjen zëdhënësi gej i Mit Romnit

Share

Richard Grenell

Një zëdhënës homoseksual i kandidatit presidencial në SHBA, Mit Romni, ka dhënë dorëheqjen në ditën e parë zyrtare të punës, mes kritikave nga konservatorët anti- homoseksualë.

Riçard Grenell, i punësuar së fundmi për të folur për çështjet e jashtme, bëri të ditur largimin.

Sipas BBC, në një deklaratë ai falënderoi Romnin për besimin.

Grenell ishte kritikuar menjëherë pasi u punësua.

Konservatorët shpreheshin se ky ishte një mesazh shumë i keq i Romnit për komunitetin pro familjes.

Të tjerë thonin se fiksimi i Grenell pas martesave gej do të shkatërronte fushatën e Romnit.

Grenell tha se ishte larguar për arsye personale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›