E Diel, 1 Nëntor 2026

E shfrytëzuan në Londër si prostutë, 25-vjeçarja nga Berati denoncon 2 persona

TIRANË-E kishin shfrytëzuar për qëllime prostitucioni pa dëshirën e saj. 25 vjecarja denoncoi në Policinë e Tiranës dy tutorët e saj. P.V me origjinë nga Berati është paraqitur në ambjentet e drejtorisë se bluve të kryeqytetit ku ka rrefyer me detaje shfrytëzimin që i është bërë në vitin 2011-2012 në Angli, nga Joant. K dhe Fatmir . B të cilët e kishin nxjerrë në rrugët e Londrës dhe nën kërcënime për jetën e kishin detyruar që të prostituonte. Sipas saj, të gjitha parat e grumbulluar, i kishin përvetësuar tutorët.

Në një gjendje të rënduar emocionale 25-vjeçarja ka rrëfyer dhe kalvarin e gjatë që nga momenti kur është mashtruar për herë të parë dhe largimi nga fshati i lindjes në Gorë të Kuçovës deri në arratisjen nga dy tutorët. Policia e Tiranës momentalisht ka nisur procedimin në gjendje të lirë për Fatmir. B 35 vjeç dhe Joant. K 40 vjeç ndërsa dosja hetimore tashmë i ka kaluar prokurorisë së Krimeve të Rënda për akuzën e Trafikimit të femrave.

Nga ana tjetër për arsye sigurie 25 vjeçarja P.V është marrë nën mbrotje.

(d.b/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Tiranë, grabitet me thyerje një automjet i USAID Plagosi me pistoletë një 55-vjeçar, autori: I biri më ngacmonte gruan

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›