Durrës, amerikani Kaminski dënohet 25 vjet burg për përdhunimin e të miturve
DURRES- Gjykata e Durrësit ka shpallur sot fajtor dhe ka dënuar me 25 vjet burgim shtetasin amerikan Carl Stephan Kaminski, pasi u gjet fajtor për veprën penale të "Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur". Gjykata e bëri të njohur vendimin e saj përmes një njoftimi të shkurtër për shtyp.
Carl Stephan Kaminski, aktualisht 70 vjeç, është gjykuar në mungesë, pasi mësohet se ai kryen dënimin për një vepër të ngjashme në SHBA. Kaminski ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2003 dhe ka qëndruar deri në vitin 2006. Ai ka jetuar për tre vjet në një banesë me qira në një nga fshatrat në periferi të qytetit të Durrësit, ku edhe kanë ndodhur abuzimet seksuale me fëmijët.
(d.b/BalkanWeb)