Tërmet i fuqishëm në Iran, autoritetet i tremben një tragjedie
IRAN - Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë mesditën e sotme në Iran, Lindjen e Mesme dhe në Indi. Epiqendra e tërmetit të fuqishëm, me magnitudë 8 ballë i shkallës Rihter, ishte qyteti Khash në Iran, në kufi me Pakistanin.
Momentalisht nuk ka të dhëna për viktima, por autoritetet i tremben një tragjedie të mundshme. Qyteti Khash është tërësisht i rrënuar, pasi siç raportojnë mediat, shtëpitë në këtë zonë janë ndërtuar me tulla prej balte.
Zëdhënësi i qeverisë së Iranit ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që të jenë qindra të vdekur, si pasojë e lëkundjeve të forta, të cilat kanë shkaktuar panik të madh.
Lëkundjet u ndjenë fuqishëm edhe në Indi. Pallatet e larta në New Dehli dhe Dubai dukeshin sikur po rrëzoheshin, ndërsa në Bahrein u evakuuan të gjitha ndërtesat e larta.
(er.nu/BalkanWeb)