E Shtunë, 31 Tetor 2026

E shkelen statutin për të fuqizuar veten

Njëri ndër themeluesit e PDK-së Hydajet Hyseni ka akuzuar lidershipin e partisë së tij se kanë organizuar Konventën e IV duke shkelur statutin e partisë, vetëm për të fuqizuar vetveten.

Ai ka rrëfyer për emisionin Rubikon të KTV-së se shkeljet kanë nisur nga emri i zgjedhjeve që janë mbajtur, pasi statuti nuk njeh konventë, por vetëm kongres.

Ai ka përmendur edhe vjedhjen e votova brenda PDK-së, që janë bërë në zgjedhjet e fundit, që sipas tij eliminuan njerëzit e dëshmuar të partisë.

Megjithatë Hyseni thotë se do të vazhdon të jetë pjesë e PDK-së.

Hyseni thotë se të gjitha partitë në vende po ngulfaten dhe nuk kanë funksion demokratikë, por sipas tij PDK-ja duhet të reflektojë, pasi mund ta gjejë ajo që e ka gjetur edhe LDK-në. “Një parti që meriton të udhëheq shtetin duhet të jetë shembull. Nëse dikush shkel normat në parti, ai do ti shkelë edhe normat e shtetit”, ka thënë Hyseni.

Ndërkaq, sa i përket kryesisë së re të PDK-së ,Hyseni ka thënë se janë ekip i mirë, por sipas tij ata nuk mund të funksionojnë si grup. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›