E Shtunë, 31 Tetor 2026

E shkreta Rihanna, 7 milionë dollarë të flakura kot!

Këngëtarja me orrigjinë nga Barbados, Rihanna, duket se ka hedhur kot jo pak, por 6.9 milionë dollarë, për të blerë një shtëpi, e cila vlen shumë herë më pak.

Rihanna ka blerë një vilë dykatëshe në Beverly Hills vitin e kaluar, por, vetëm një vit më pas, shtëpia ka pësuar dëmtime të rënda, për shkak të lagështirës.

Për këtë arsye, Rihanna ka vendosur që të hedhë në gjyq ish-pronarin, inspektorin, agjentet e pasurive të patundshme dhe inxhinierët që kanë punuar për shtëpinë e saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›