Deklaratë dashurie me banderolë
Mark Brunga

Banderola
Deklaratë dashurie në qendër të Durrësit nga një vajzë me emrin Kida drejtuar të dashurit Gentit për ditëlindje. Ngjitur me Prefekturën në rrugën drejt bibliotekës së qytetit është vendosur një banderolë e madhe e varur në mes të dy shtyllave anësore të rrugës në të cilën është shkruar një urim ditëlindjeje dhe njëkohesisht një deklaratë dashurie e zjarrtë. Në të shkruhet: Gëzuar ditëlindjen Genti Im Në radhën e dytë vijon: Uroj që këtë ditë gjithmonë dhe përgjithmonë të jemi bashkë, ndërsa më pas në radhen e tretë, përveç dëshirës që të jenë bashkë, ajo i shkruan njeriut të adhuruar në stilin romantik: Dashuria, Mirësia dhe Lumturia të jenë kudo me ty Sa herë të rrahë zemra ime do të thotë Nga Kida jote ”