E Shtunë, 31 Tetor 2026

E shtuna e madhe e Pashkëve, festimet në vend

Mijëra besimtarë të krishterë presin mesnatën e sotme për të festuar ringjalljen e Jezu Krishtit. Sot është e shtuna e madhe e Pashkëve dhe kremtimi i tyre do të mbledhë në Katedralen e Kishes Ortodokse të gjithë besimtarët e Tiranës. Teologu i Kishës Ortodokse, Aleks Çurri tha për ekranin tonë që Pashkët kremtohen si dita e ringjalljes së Jezu Krishtit.
 

Pashkët kremtohen nga besimtarët ortodoks dhe atyre katolik. Ato janë përvojë intensive, simbolike, ku zia dhe vajtimi ia lënë vendin gëzimit të ringjalljes.
 

Sipas teologut Aleks Çurri, sonte në kremtimin e Pashkëve do të ketë një mesazh shumë të veçantë. Ai ju bën thirrje të gjithë besimtarëve të krishterë që të marrin pjesë në këtë kremtim për të marrë dritën e shenjtë që simbolizon dritën e mirësisë dhe të shpresës.
 

Pashkët paraprihen nga kreshmet, një kohë parapërgatitore e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë. Kreshmet përkujtojnë 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›