Teodosije: Prizreni, Stamboll serb

“Prizreni është Jerusalemi ynë, Stambolli ynë. Prizreni është qytet i Car Dushanit dhe me objektet e shenjta dhe me bukurinë e tij mund të themi se Prizreni është pika jonë e shenjtë dhe shpirti ynë”. Kështu është shprehur peshkopi i Rashkë-Prizrenit, Teodosije në një intervistë për radion Republika Srpka.
Sipas peshkopit Teodosije i cili është kthyer në selinë e tij në Prizren, ku të dielën do të mbajë shërbesën për festën e Pashkëve kur gjithçka ishte e rrënuar dhe në Prizren nuk kishte shërbim fetar ortodoks, ky qytet dukej krejtësisht i huaj.
“Prizreni ka gjithnjë rëndësi simbolike për të gjithë serbë, e veçmas për ata që jetojnë në Kosovë theksoi Teodosije. Në fund kleriku serb tha se të gjithë e vërejnë dukjen pamjen dhe fytyrën e re të Prizrenit, pavarësisht se a janë ata serbë, boshnjakë, turq, shqiptarë, sepse Prizreni gjithnjë ka qenë qytet multietnik”.