E Shtunë, 31 Tetor 2026

E shtune e pergjakshme ne rruge

Gjatë ditës së shtunë janë regjistruar 4 viktima në rrugë dhe 18 persona janë plagosur rëndë në aksidente të ndryshme që kanë ndodhur për shkak të shpejtësisë, por edhe lagështisë në rrugë.

Tre viktima u regjistruan në një aksident të ndodhur në mbrëmje në vendin e quajtur Kolsh kur një automjet ra në greminë për pasojë edhe 2 pasagjerë u plagosën.

Viktima e katërt është regjistruar në aksin Klos-Bulqizë kur një mjet me targa të Shkodrës doli nga rruga. Dy persona u plagosën nga përplasja e dy mjeteve në Tiranë, ndërsa 6 persona të tjerë u plagosën në një aksident në aksin Levan-Vlorë.

Në Qafë-Krrabë Aksidente rrugoreAksidenti pranë Korçës, humb jetën kalimtari Shkodër, aksidentohet 80-vjeçarja, e përplas motoçikleta Aksidentet, 2 të vdekur dhe 19 të plagosur paraditen e së shtunës një furgon pasagjerësh u përplas me një mjet për pasojë 6 persona u lënduan. Aksidenti tjetër me tre të plagosur është shënuar në Qafë thanë kur një mjet goditi bordurën e rrugës.

Policia ka nxjerrë si shkak të aksidenteve në më të shumtën e rasteve shpejtësinë, ndërsa moti me reshje ka ulur shikueshmërinë dhe ka rritur rrezikun e daljes nga rruga.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›