E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në ndjekje të përbindëshit

Aktorja Vanessa Paradis është njëra që bën zërin në këtë film animacion francez, njëri prej filmave më të komentuar kohëve të fundit. Ky film vizatimor i bërë me efektet e fundit vizuale shfaqet në kanalin DigiGold.

Në Parisin e vitit 1910, një projektues filmash i turpshëm dhe një shpikës gazmor e gjejnë veten në ndjekje të një përbindëshi që po tmerron qytetin.

Në aventurën e tyre do të bashkohen edhe një këngëtare e famshme, një shkencëtar dhe majmuni i tij i prapë.

Kur të gjithë së bashku zbulojnë se përbindëshi s’është fare i rrezikshëm, por një muzikant i pashoq, misioni i tyre merr një rrjedhë krejt tjetër.

Suksesi i madh i Martin Scorseses me filmin e vizatuar “Hugo” dhe nominimi i tij me këtë film për Oskar ka bërë që në këtë zhanër të futet edhe regjisori francez Bibo Bergeron, i cili ka bërë disa skena më të vërtetë interesante në 3D të këtij filmi.

Titulli origjinal i këtij filmi është “Un Monstre à Paris”, ndërkaq tashmë është bërë edhe për publikun anglisht folës në të cilin luajnë Bob Balaban, Danny Huston dhe Sean Lennon. Vanessa Paradis është aktorja kryesore pasi që ajo flet të dy gjuhët, franceze dhe angleze. Në Paris, gjatë përmbytjes së madhe në vitin 1910, një projekt i kinemasë kishte miksuar një aventurë të tij me një përbindësh në qytetin e madh dhe kjo gjë tashmë trajtohet në këtë film.

Filmi është vlerësuar shumë nga kritika dhe krahasohet me filmin e njohur “Hugo”, “King”, etj. Filmi është një film për fëmijë.

--------

A Monster in Paris

REGJIA: Bibo Bergeron

SKENARI: Bibo Bergeron, Stéphane Kazandjian

AKTORËT: Zërat në origjinal: Gad Elmaleh, Sébastien Desjours, Vanessa Paradis, Ludivine Sagnier, etj… Zërat në shqip: Ervin Bejleri, Genc Fuga, Rozi Prendi, Klodiana Keco, etj...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›