E Shtunë, 31 Tetor 2026

E therrë gruan 20 herë me thikë

Një sherr bashkëshortësh në Kumanovë ka bërë që burri të therrë gruan me thikë.

 Siç bëhet e ditur, konflikti ka shpërthyer kur bashkëshortja 20 vjeçare me inicialet A.D, i ka kumtuar burrit të saj M.D, 27 vjeç, se nuk do të mund të jetonin bashkërisht dhe se ajo do të shkonte tek prindërit e saj.

Pas kësaj zënke verbale, burri ka goditur me grushte gruan dhe se fillimisht e ka kërcënuar se do ta therrte me thikë në rast se ajo do të divorcohej.

“Më pas gruaja i ka premtuar se nuk do ta braktisë burrin, ky i fundit ka dalur nga shtëpia, ndërsa bashkëshortja e tij menjëherë ka thirrur babain e saj dhe ka lajmëruar rastin në polici. M.D menjëherë më pas është ndaluar nga policia për ndriçimin e rastit dhe dhunës së ushtruar. Ai më pas është lënë i lirë, mirëpo nga ai momenti ka nisur tensionimi i gjendjes së tij mentale”, ka përshkruar policia e Kumanovës.

Bashkëshorti i nervikosur sot në mëngjes ka shkuar në shtëpinë e babait të gruas së tij dhe menjëherë sapo ka hyrë në shtëpi ka sulmuar bashkëshorten e tij me një thikë. Sipas policisë, bashkëshorti ka goditur 20 herë me thikë në krahëror bashkëshorten e tij, dhe se tentativat për të ndaluar ate kanë qenë të kota. Në këtë incident ka pësuar edhe nëna e bashkëshortes së therrur, e cila ka pësuar lëndime dhe prerje të dorës, raporton. Policia e Kumanovës ka theksuar se M.D është i njohur për kryerjen e veprave penale dhe se ndaj tij edhe më parë ishin shqiptuar dënime për ushtrim dhune, vjedhje dhe abuzime./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›