E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjen mitrolz e uniformë të maskuar në çati

Një qytetarë serbë nga Graqanica teksa ka hipur në çatinë e tij, ka gjetur dy armë, një pushkë, një mitraloz e uniformë të maskuar. Ai, menjëherë ka lajmëruar Policinë e Kosovës për rastin.

“Një mashkull serb ka njoftuar se ne çatinë e shtëpisë së vetë ka gjetur dy armë të gjata (një armë e llojit Popovkë, një Mitrolezë C-45619, kal: 7.62 mm, prodhim Crvena Zastava, pushkë gjysmë automatike, kal: 7.62 mm, 672 plumba të kal:7.62 mm, dhe një uniformë e maskuar. Të gjitha dëshmitë e cekura janë konfiskuar nga ana e Policisë”, bënë të ditur Policia e Kosovës.
Me vendim të Prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›