E Shtunë, 31 Tetor 2026

E turpëruar nga gjinjtë e mëdhenj

Sofia Vergara ka zbuluar se i kishte urryer gjinjtë e saj të mëdhenj kur ishte 13-vjeçe, por tani është mirënjohëse për to. Ylli i serisë ‘Modern Life’, e cila ka madhësinë e gjinjve 34DD, thotë se ishte ndier e turpëruar me gjinjtë e saj gjigantë kur ishte adoleshente, por tani krenohet me to.

Isha shumë thatanike, por me gjoks jashtëzakonisht të madh. Tani ato janë fantastike. Por kur je 13-vjeçe, gjërat janë më ndryshe, ka thënë Sofia.

Bukuroshja ishte zbuluar në moshën 17-vjeçe, kur një agjent talentesh e kishte parë duke shëtitur në plazh dhe e kishte ftuar që të paraqitej në një reklamë për Pepsi, por ajo insiston se deri në atë kohë as që e kishte menduar një karrierë në botën e shoubiznesit.

Isha diçka e jashtëzakonshme. Pas asaj reklame, ata donin që unë të aktroj, të jem nikoqire televizive, çdo gjë. Por, unë vetëm doja të martohesha dhe të shkoja në shkollë për dentiste. Mirëpo, nuk e kam përfunduar këtë shkollë për shkak të mundësive të shumta që më janë paraqitur, ka përfunduar Sofia./zëri/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›