E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimi i Unazës së Madhe, nisin punimet në Kopështin Botanik

Fillojnë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe në segmentin që prek hapësirën e kopshtit Botanik. Tashmë në këtë pjesë janë prerë pemët dhe punimet vijojnë me zbatimin e mëtejshëm të projektit, një projekt që shkaktoi mjaft debate madje edhe protesta. Ambientalistët e përcaktuan prekjen e hapësirës së Kopshtit Botanik si prishje të pasurisë kombëtare.
 

Segmenti i këtij projekti që prek Kopshtin Botanik, fillon nga Komuna e Parisit dhe vazhdon deri deri në rrugën e re Tiranë-Elbasan, kurse sipërfaqja që kalon në favor të këtij projekti është 9 mijë e 263 metra katrorë. Kopshtit Botanik iu përcaktua një shumë parash në mënyrë që të marrin masa për zhvendosjen e vlerave të florës që preken nga transferimi i pasurisë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›