E Shtunë, 31 Tetor 2026

E veja e Arafatit ngre padi për vrasjen e ish-liderit palestinez

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila citon avokatin e Suha Arafatit të ketë thënë se klientia e tij paraqiti padi kundër disa personave, por pa bërë të ditur emrat e tyre.

Padia u paraqit sot në emër të Suha Arafat dhe Zaërës, vajza e saj e vogël, pranë Gjykatës së Nanterres, pranë Parisit. Avokati i zonjës Arafat, Pierre-Olivier Sur konfirmoi se kishte paraqitur padinë në mëngjes.

Ish-lideri historik i Palestinës, i cili arriti të ndërkombëtarizojë çështjen palestineze në botë, Jaser Arafat, vdiq në fund të vitit 2004 në Francë, ku ishte shtruar në spital pas disa shqetësimeve që kishte ndjerë që në Palestinë./Start/

                                                                                             2012-07-31 19:30
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›