Vrasja e 9-vjeçarit në Mamurras, tritol banesës së autorëve

Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në banesën e shtetasit Mark Shkreta, i cili mbeti i vrarë pak ditë më parë në Tiranë, ndërsa dy djemtë e tij i ka në burg, për shkak se akuzohen për vrasjen e një 9 vjeçari dhe plagosjen e xhaxhait të tij.
Policia dyshon se ngjarja ka lidhje me hakmarrjen me familjen Llani, e cila humbi djalin e tij të vogël. Ngjarja ndodhi më 5 qershor të këtij viti, ku humbi jetën Endrit Llani dhe u plagos xhaxhai i tij, Muharrem Llani. Ata po udhëtonin me një automjet kur u qëlluan nga vëllezërit Shkreta. Policia arrestoi më pas shtetasit Altin dhe Ditmir Shkreta, të cilët ndodhen prapa hekurave. Më 20 korrik, në Tiranë, mbeti i vrarë Mark Shkreta, babai i të arrestuarve.
Policia ka të akuzuar shtetasin Jetmir Llani, babai i fëmijës të vrarë, i cili është shpallur në kërkim. Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, duke pretenduar se ndodhet në Greqi për kurimin e të vëllait. Edhe ngjarja e ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, dyshohet se ka lidhje me vrasjet. Për fat, nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat. /Start/
2012-08-01 09:18