E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, zbardhet vrasja e 26-vjeçarit, pranga adoleshentit

Viktima ishte shtetasi Leonard  Latifaj 26-vjeç, banues në fshatin Shushicë, i cili ishte qëlluar për vdekje me një plumb në kokë. Familjarët thanë se djali i tyre ishte person i rregullt dhe se nuk kishin pasur konflikte me askënd.

Nga hetimet intensive të  kryera nga specialistët më të mirë  Kundër Krimeve të Rënda ka rezultuar që autori i dyshuar për këtë vrasje të jetë shtetasi me iniciale R. Rr., 17-vjeç, banues në fshatin Shushicë. Gjithashtu nga e hetimet e kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur teksa viktima me autorin kanë shkuar për të provuar një armë zjarri tip pushkë mod 63 e kalibrit 7.62 mm të cilën e posedonte viktima dhe më pas do t’ia shisnin disa të njohurve të të arrestuarit.

“Ekzaktësisht ngjarja ka ndodhur gjatë momentit që viktima me autorin po tentonin të zhbllokonin pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilën  i arrestuari e ka fshehur më pas në banesë ku dhe i është gjetur së bashku me 10 fishekë. Në lidhje me këtë ngjarje nga Shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë janë shoqëruar për në ambientet e Drejtorisë 26 persona”, thekson policia. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-07-31 11:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›