E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vërteta e Helenës

Fundi i 2011 dhe fillimi këtij viti pa dyshim se ishte periudhë e saj. Për lexuesit gjermanë, Helena Kadare rrëfeu në Panairin e Leipzigut për ato që i përjetoi para dhe pas publikimit të librit “Kohë e Pamjaftueshme”.

Kur u pyet se ç’mendon sot, pas zhurmës së madhe që ishte bërë në shtypin shqiptar mbi rrëfimet e saj intime në librin e saj biografik, i cili fletë për jetën me bashkëshortin dhe shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, Helena Kadare theksoi se i erdhi keq. Megjithatë, ajo sqaroi se çdo gjë që ka shkruar është e vërtetë, prandaj libri edhe u bë bestseller.

Libri “Kohë e Pamjaftueshme” nuk ishte i vetmi libër për të cilin foli Helena Kadare. Në romanin e saj të mëparshëm “Një Grua nga Tirana”, i cili është përkthyer edhe në gjermanisht, protagoniste është një redaktore librash. Kryepersonazh i librit në të vërtetë është vetë Helena, e cila gjatë kohë së komunizmit punonte si redaktore.

Derisa bëri një paralele me dashurinë e saj për librin, Helena Kadare tregoi edhe se si censuroheshin librat asokohe.

Ndryshe, meqë njihet një panair që shërben për promovimin e shkrimtarëve, Leipzigu vitin e ardhshëm mbase mund të sjellë edhe përkthimin në gjermanisht të librit “Kohë e Pamjaftueshme”. Vetë Helena Kadare konfirmoi se libri i saj i kujtimeve tashmë është përkthyer në rumanisht.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›