Ende herët për e-Book

Thuhet se e ardhmja e librit është varianti i tij elektronik, që njihet si e-Book. Por a është vërtet kështu?
Panairi i Librit në Leipzig, që konsiderohet ndër të rëndësishmit në Evropë, po e promovon edhe këtë teknologji, e cila kryesisht tërheq të rinjtë. Një prej botuesve dhe tregtarëve berlinas të variantit e-Book pohon se, në fakt, vetëm 2 përqind e gjermaneve e përdorin atë. Sipas Ulf Lang, e-Book ende s’po e gjen veten në Evropë.
Ka vite që organizatorët e panairit në Leipzig si ‘armë’ për afrimin e të rinjve drejt librit nuk e kanë vetëm teknologjinë, por edhe garën e kostumeve manga (si njihen ndryshe filmat e animuar japonezë). Gjatë katër ditëve të panairit, të rinjtë e veshur në këtë mënyrë aty mund të hyjnë falas. Kjo s’është pak, meqë bileta kushton 29 euro.