E vërteta e lidhjes me Dafinën

Dj Blunt është një nga DJ-ët më të famshëm në Kosovë, Shqipëri e kudo ku flitet shqip. I njohur për atmosferën e zjarrtë që krijon nëpër klube, për miksimet dhe bashkëpunimet e shumta me këngëtarët më në zë, ai vazhdon të jetë I kërkuar në tregun muzikor shqiptar.
I shumë përfolur ditët e fundit për një lidhje dhe fejesë me këngëtaren Dafina Zeqiri, ai tregon për herë të parë në një media, verzionin e vërtetë. Atë që di dhe po jeton ai vetë.
“Kam dëgjuar që jam përfolur për një lidhje me Dafina Zeqirin, por për fejesë është hera e parë që po e dëgjoj”, ka thenë Blunt.
I pyetur se çfare është konkretisht marrëdhënia e tyre, shoqëri e ngushtë, apo diçka më shumë, ai ka thenë: “Koha do ta tregojë.”
Ai ka mohuar të jetë një nga ata personazhë të showbiz-it që krijojnë tymnaja dhe thashetheme, duke thenë: “Unë jam një nga ata artistë që kurrë nuk e kam përzierë jetën private me punën. Edhe kolegët, me të cilët bashkëpunoj nuk merren me këto mënyra.”/Indeksonline/