Cara Delevigne “sfidon” Ritën dhe Rihannan

Ishte raportuar pak ditë më parë se modelja, Cara Delevigne dëshiron ti futet botës së muzikës,. Në këtë pikë, ndihmesë i kishte ofruar edhe mikja e saj, Rita Ora e cila i kishte premtuar asaj një duet së bashku, si këngë debutuese për modelen e njohur.
Por, duket se të dyja do të jenë kolege sepse merret vesh se karrierën muzikore, modelja Delegivne do ta nis nën “ombrellën” e reperit JAY-Z, saktësisht, nën menaxhimin e ‘Roc Nation’.
Mediet e huaja raportojnë se ‘Roc Nation’ ka nisur përgatitjen e këngëve për modelen.
“Cara mezi po prêt të nisë karrierën muzikore dhe ajo po këshillohet nga Rihanna dhe Rita. Ajo po shpreson që ‘Roc Nation’ ta udhëzoj atë në rrugë të drejtë sa i përket ndërtimit të karrierës muzikore. Cara është takuar me Jay-Z në prapaskenë të koncertit të Beyonce në Londër dhe kanë arritur marrëveshje”, ka thënë një burim./Indeksonline/