E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dreshaj dhe Shaqiri "bashkë" edhe pas një viti

Ilir Shaqiri dhe Afërdita te cilët krijuan një miqësi gjatë spektaklit “Dancing with the stars”, vitin e kaluar, duket se ende e ruajnë miqësinë e tyre.

Ata janë parë të drekojnë bashkë në Tiranë që nga momenti që janë njohur në spektakël, aq sa tashmë duket se miqësia e tyre po vazhdon të thellohet edhe më shumë tani, pas ndarjes së saj nga Shpati. Disa javë më parë, Afërdita u shfaq e qeshur dhe në formë perfekte në bregdetin shqiptar, ndërsa ka njoftuar fansat se është gati të publikojë klipin e saj të ri.

Ndërsa Iliri, pasi u largua nga Shqipëria, me përfundimin e obligimeve e tij në televizion vitin e kaluar, pushoi në Afrikë me bashkëshorten italiane, Emanuela dhe vajzën Emili. Balerini i njohur në Itali e ka pohuar vetë se, për shkak të angazhimeve të tyre gjithmonë në lëvizje, ai dhe Emanuela, një aktore e njohur telenovelash në Itali, janë një çift që kalojnë shumë pak kohë bashkë me njëri-tjetrin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›