E vërteta për perimet e Lushnjes

Çështja e masës së pesticideve të përdorura në perime, sidomos në Lushnje, është çështje që rikthehet herë pas here në publik. Prej një jave prodhuesit e kësaj zone thonë se është stopuar shitja e prodhimit të tyre. Dhe shkaku është pikërisht ky. Në media janë publikuar disa raste ku pretendohet se janë përdorur pesticide 6 herë më shumë se norma e lejuar:
Andrea Muço, Drejtor i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Lushnje, pranë së cilës funksionon laboratori për matjen e nivelit të pesticideve në perime thotë se pranë laboratorit të tyre asnjë fermer nuk ka kërkuar analizë për prodhimin e tij. Muço qetëson kur shton se në asnjë rast nuk janë gjetur mbetje të rrezikshme.