E Enjte, 5 Nëntor 2026

Muaji i fundit i marrëveshjes, naftëtarët e Ballshit: “Në nëntor, pa paga. Të ulemi në tryezë për zgjidhje”

Naftëtarët e Fierit kërkojnë uljen në tryezën e bisedimeve për zgjidhjen e problemit të pagesës së tyre, pasi në muajin nëntor përfundon marrëveshja e rreth një vit më parë dhe ata mbeten pa paga.
Kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj thekson se edhe pakti i vitit të kaluar nuk ishte zgjidhje nga ana financiare pasi 550 naftëtarë nuk dalin në pension.
Në muajin nëntor të vitit të shkuar, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për ndihmën financiare për punonjësit e rafinerisë së Ballshit, për të cilët u dha nga një pagë prej 40 mijë lekësh në muaj, për një periudhë 1-vjeçare.
Kjo çoi edhe ndërprerjen e protestave nga ana e tyre, por me përfundimin e marrëveshjes, nuk dihet ende se cili do jetë hapi i radhës që ata do ndërmarrin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›