E Enjte, 5 Nëntor 2026

E zë korenti në banesë/ Humb jetën i mituri në Vaun e Dejës

Një 14 vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme.

Policia bën me dije se të miturin  me iniciale E.A e ka zënë korenti  në banesën e tij, duke rezultuar fatale për jetën.

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›