E Enjte, 5 Nëntor 2026

Foto- Vila në Dimal goditet nga rrufeja/ Digjet totalisht kati i dytë

Një banesë dy katëshe është djegur në fshatin Drenovicë në Dimal.

Menjëherë pas sinjalizimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të Dimalit dhe në ndihmë të tyre janë nisur edhe 2 mjete zjarrëfikëse nga Berati,1 nga Kuçova.

Mësohet se shkak për zjarrin është bërë shkarkimi i rrufesë më çatinë e banesës.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesës e dy vëllezërve Gramoz dhe Ferdinand Golemi,familjarët dhe fëmijët ndodheshin në katin e parë dhe të gjithë kanë dalë nga banesa pa lëndime, të ndihmuar edhe nga komshinjtë.

Zjarri u lokalizua dhe flakët e zjarrit tashmë janë shuar plotësisht por shtëpia ka pësuar dëme të mëdha,sidomos në katin e dytë që është djegur plotësisht.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›