E zë masivi i tullave teksa shembte ndërtesën, humb jetën 50-vjeçari
Krujë- Një 50-vjeçar në Krujë ka humbur jetën pasditen e sotme pasi është zënë poshtë nga një ndërtesë.
Mësohet se ai është Frrok Doda, nga fshati Bilaj i Krujës, i cili ka qenë duke shembur një ndërtesë, por parpritur është shembur një masiv tullash të cilat e kanë zënë poshtë.
Menjëherë kanë ndërhyrë të afërmit dhe personat e pranishëm në vendin e ngjarjes duke e nxjerrë nga gërmadhat, por për shkak të goditjes së fuqishme ai ka humbur jetën.
Trupi është dërguar në morgun e qytetit për të mësuar më shumë detaje lidhur me shkakun e vdekjes. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe policisë për të zhviluar hetimet.