E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Samaras i kërkon Putin uljen e çmimit të gazit

SELANIK-Kryeministri grek Antonis Samaras i ka dërguar një letër presidentit rus Vladimir Putin.
Në këtë letër, kryeministri grek i drejtohet personalisht presidentit rus, duke i kërkuar ulje të kostos së furnizimit me gaz natyror, në modelin e uljeve që Gazprom ka bërë për klientë të tjerë në pjesën tjetër të Europës.

Kryeministri Samaras nënvizon se kostoja e energjisë përbën faktor përcaktues për kompetivitetin e ekonomisë greke dhe prandaj e konsideron një çështje me rëndësi jetike për qeverinë greke.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›