E Shtunë, 31 Tetor 2026

EC: Kosova shtet pa status

Konflikti aktual kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, i cili mori flakë javën e kaluar, e nxori përsëri në dritën e diellit një konflikt të fjetur gjatë. Shkaqet e këtyre përplasjeve kërkohen në media dhe shpjegohen me rregulloret doganore. Në raportimet aktuale thuhet se Serbia ka frikë nga njohja indirekte e Kosovës, nëse ajo do të pranonte vulat e doganave. Dhe që ajo kështu pranon humbjet eventuale ekonomike për shkak të trafikimit kriminal kufitar. Çështja që duhet të qëndronte mbi të gjitha këto ngjarje është: Ku qëndron Kosova nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare?
Kështu shkruan portali gjerman "The European Circle" në një artikull për zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës, transmeton agjencia e lajmeve INA..Në artikull më tej theksohet se Kosova deri më tani është njohur nga 77 shtete, prej tyre 22 shtete të BE-së, ndërsa statusi i saktë ndërkombëtar në lidhje me shpalljen e njëanshme të pavarësisë me 17 shkurt 2008 është ende më tepër se i patejdukshëm.
Sipas “The European Circle” Serbia si pasardhëse e Republikës Federative të Jugosllavisë e sheh shtetin e vogël ende si provincë të vetën autonome. Veriu i Kosovës, ku ndodhen postet kufitare Jarinë dhe Bërnjak për të cilat aktualisht luftohet, banohet kryesisht nga pakica serbe. Ata janë shtatë përqind e të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›