E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca "Kuq e Zi", takim kundër regjistrimit në Velipojë

Aleanca “Kuq e Zi” ka zhvilluar sot një takim më të rinjtë në Velipojë për të kundërshtuar regjistrimin e popullsisë mbi bazë etnije dhe feje.
 

Në takimin e zhvilluar në Velipojë janë hedhur dhe parulla kundër ligjit për regjistrimin etnik dhe ndaj qëndrimit që ka mbajtur shteti grek në lidhje me procesin e regjistrimit.
 

Përfaqësuesit e Aleancës “Kuq e Zi” kanë kërkuar sot heqjen e emrave sllavë nga toponimet në gjithë vendin.
 

"Regjistrimi i popullsisë duhet të bëhet me standartin grek pasi Greqia është një shtet në Bashkimin Europian. Akademia e shkencave duhet të studiojë toponimet e qyteteve” kanë theksuar përfaqësuesit e aleancës Kuq e Zi duke dhënë shembuj se si Velipoja në sllavisht do të thotë “Fushë e Madhe”.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›