Libi, vritet një nga djemtë e Gadaf pas një sulmi të NATO
TRIPOLI- Një nga djemtë e liderit libian, Muamar Gadafi vdiq gjatë një sulmi të NATO-s, njoftuan sot rebelët libianë.
''Khamis Gadafi, një nga djemtë e liderit libian, Muamar Gadafi vdiq gjatë një sulmi të djeshëm të NATO-s mbi qytetin Zliten, 150 kilometra në lindje të Tripolit'', - thanë rebelët.
''Khamis Gadafi është mes 32 personave që vdiqën dje gjatë sulmit të NATO-s'', - deklaroi Mohammed Zawawi, zëdhënës i rebelëve duke konfirmuar se ky informacion ishte marrë nga radhët e njerëzve pro Gadafit.
Regjimi mohon vrasjen
Por qeveria libiane ka hedhur poshtë raportet që flasin për vrasjen e djalit të Muamer Gadafit. "Ky është një mashtrim i pistë", - tha zëdhënësi i qeverisë, Musa Ibrahim, duke mos dashur të bëjë komente të tjera.
Kryengritësit libianë kanë thënë se sulmet ajrore të NATO-s në qytetin Zilten kanë vrarë Khamis Gadafin. Aleanca, megjithatë, nuk ka mundur të konfirmojë njoftimin.
(d.b/BalkanWeb)