E Shtunë, 31 Tetor 2026

ECA: Numërimi i deritanishëm, PD merr 40.02, PS 38.51

ECA dhe KRIIK që mbështetet nga USAID ka shpallur rezultatet e më të fundit. Sipas ECA-s dhe KRIIK janë numëruar 228 qendra votimi në rang vendi për të cilat Partia Demokratike ka marrë 40.02 përqind dhe Partia Socialiste arrin deri në 38.51 përqind, PSD, 3.62 dhe LSI ka marrë 4.2 %.

Berat
Në 28 kuti të numëruara në Berat, 46,32 përqind e votave shkojnë për socialistët, 32.07 përqind për demokratët, PR ka marrë 6.41 përqind dhe LSI 6.98 përqind të votave.

Elbasan
Në 17 kuti të numëruara në Elbasan, 42.25 përqind e votave shkojnë për socialistët, 39.62 përqind të votave për demokratet, LSI 5.31 përqind, PBDNJ merr 2.54 përqind, PR merr 1.68 përqind,

Gjirokastër
Në 25 kuti të numëruara në Gjirokastër, 41.04 përqind e votave shkojnë për demokratët, 40.15 përqind të votave për socialistët, republikanët marrin 6.16 përqind të votave e PSD merr 4.22 përqind, LSI merr 2.43.

Korçë
Kryeson PS në numërimin e deritanishem të 21 kutive në Korçë, sipas ECA-s.
Kështu për partinë opozitare PS kanë shkuar 39.69 përqind të votave, për PD-në 45.57 përqind të votave, 4.17 përqind për AMIE dhe 4.1 përqind për PBDNJ-në, LSI merr 1.37 %.

Kukës
Kryeson bindshëm Partia Demokratike në numërimin e deritanishëm të 31 kutive në Kukes.

57.52 përqind e votave për PD-në, 16.98 përqind për PS-në, PSD 14.04 përqind dhe 5.46 përqind për republikanët.

Lezhë
Numerohen 5 kuti votimi në Lezhë, ku do te dalin 7 deputetë fitues.
Rezultatet e deritanishme tregojnë se demokratët kanë marrë 44.24 përqind të votave, socialistët 24.02 përqind, PLL 4.47 përqind, socialdemokratët 4.09 përqind.

Tiranë
Numërohen 11 kuti nga kryeson PS me 48.86 përqind të votave, e ndjekur nga PD me 37.96 përqind të votave. LSI grumbullon 3.7 përqind të mbështetjes ndërsa socialdemokratët 1.77 përqind të votave.

Vlorë
Numërohen 8 kuti votimi në Vlorë, prej nga ku do të dalin 12 deputetë fitues. Rezultatet e deritanishme tregojnë se socialistët kanë marrë 42.93 përqind të votave, demokratët 21.04 përqind, LSI 6.76 përqind të votave dhe PSD 10:24 përqind.

Fier
Në 7 kuti të numëruara në Fier, 43.8 përqind e votave shkojnë për socialistët, 26.28 përqind të votave për demokratët, për PLL-në shkojne 12 përqind e votave dhe 10.52 perqind per LSI-ne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›