E Shtunë, 31 Tetor 2026

EHEC dhe sistemi i paralajmerimit ne BE

Ne qoftese nje vend i BE-se ka dyshime per nje ushqim te kontaminuar ai eshte i detyruar te paralajmeroje vendet e tjera permes sistemit te paralajmerimit te shpejte evropian per produktet ushqimore RASFF. Por sipas mendimit te komisionerit te BE per bujqesine Dacian Ciolos Gjermania ne kete rast ka shkuar shume larg duke permendur konkretisht si burim nje vend te caktuar dyshim qe rezultoi te jete i gabuar.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komisari i BE-se per bujqesine Dacian Ciolos dhe ministrja gjermane e Bujqesise Ilse Aigner. bdquoMendoj se eshte e rendesishme te rivendosim besimin e konsumatorit dhe te kemi parasysh shendetin e tyre por pa fajesuar vende apo prodhues. Pjesa me e madhe e prodhuesve u permbahet rregullave dhe mund te pesonte humbje te renda te cilat per disa mund te ishin fatale.

Lidhur me ceshtjen e mundesise se kompensimit ose perkrahjes nga ana e BE-se deri tani as Ciolos dhe as komisioneri per shendetesine John Dalli nuk jane shprehur. Dalli e pershkroi perhapjen e patogjenit EHEC si nje krize serioze por porositi te mos krijohet panik. Deri tani problemi eshte shume i kufizuar gjeografikisht ne zonen e Hamburgut.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komisioneri i BE-se per shendetesine John Dalli. bdquoSigurisht qe nuk do te ishte e udhes qe te porosisim njerezit qe te mos shkojne ne Hamburg. Fjala eshte me shume per masa higjienike krejtesisht normale dhe te perditshme si larja e duarve dhe larja e perimeve te paziera. Kjo duhet te ndihmoje per te zgjidhur problemin.

Dalli u beri thirrje shteteve anetare dhe vecanerisht Gjermanise per te bere gjithcka per te zbuluar burimin e bakterit te zorreve. Sistemi i paralajmerimit te shpejte per produktet ushqimore ne BE ekziston qe prej vitit 1979 edhe shtetet joanetare te BE-se bejne pjese ne te.
Ne vitin 2009 ka patur 8000 njoftime por vetem 500 kane qene paralajmerime serioze per produkte ushqimore qe gjendeshin ne treg.

Autor Christopf Hasselbach / A. Verbica

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›