E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic Mundesi per zgjidhje te re

Presidenti serb Boris Tadic tha se janë të nevojshëm hapa të pazakontë në politikën e Serbisë ndaj Kosovës, për të shtuar se ekziston shansi për “një zgjidhje të re”.

Ai vlerësoi se mënyra se si Beogradi zyrtar e ka trajtuar çështjen e Kosovës në të kaluarën ishte “në kundërshtim me interesat e serbëve dhe të popullit serb”.

“Rruga ime është një punë e qetë dhe e vazhdueshme, për të provuar që të lëvizim gjërat dhe për të ndryshuar qëndrimin tonë në Kosovë hap pas hapi. Kjo vlen edhe për çdo gjë tjetër, kjo vlen edhe për kulturën e dialogut politik”, citohet të ketë thënë Tadic, bën të ditur Telegraf.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›